E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Skenë si në filma, momenti kur Altin Ndoci vrapon për t’u arratisur nga spitali Durrësit

Vizion Plus ka siguruar videon kur Altin Ndoci, një nga emrat më të njohur të botës së krimit, është arratisur nga spitali i Durrësit.

Në video, Ndoci shihet duke vrapuar mes makinave në parkimin e spitalit dhe zhduket pas një ndërtese. Dyshohet se aty ka qenë duke e pritur mjeti tip “Audi A7”, me të cilin ai u arratis nga spitali.

Si ndodhi arratisja?

Ndoci i shpëtoi policisë, teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore në spitalin e Durrësit. Pasi goditi punonjësin e sigurisë, të arrestuarin në parkim e priste një “Audi A7”, me të cilën ai arriti të largohej nga spitali. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se targat e automjetit tip “Audi A7 rezultojnë të jenë denoncuara, të vjedhura pak ditë më parë. Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte, pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë model tip “Audi A7”.

Kush është Altin Ndoci?

Altin Ndoci ndodhej në qeli që prej majit të vitit 2020 i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”. Atë kohë ai u akuzua për vrasjen e katër personave: dy vëllezërve, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Akuzat u ngritën pas dëshmive të dhëna nga ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla. Por pasi thëniet e tij rezultuan të pavërteta, Ndoci u shpall i pafajshëm.

Megjithatë ai nuk doli nga burgu pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani si i përfshirë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe për disa atentate të tjera, si anëtar i bandës së “Çopjave” në Elbasan. Ndërsa Erion Alibej e ka akuzuar Altin Ndocin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›