VIDEO/ Skenë si në filmat apokaliptike, momenti kur një grua e merr rrjedha e ujit në Vlorë

Një video nga Vlora është bërë virale në rrjetet sociale.
Një grua shihet duke u marrë nga rrjedha e ujit, shkruan A2 CNN.
Vlora është qyteti i goditur më rëndë nga moti i keq me stuhi, erë të fortë dhe reshje të dendura që ka mbërthyer Shqipërinë ditën e sotme.
Kryebashkiaku Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuuar mbi 30 familje si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bëri thirrje për ndihmë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.