E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Spërkat me parfumin e tij homologun sirian, gjest i papritur i Trump

Një gjest të papritur bëri presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump duke befasuar të ftuarin e tij, homologun sirian, Ahmed Al Sharaa.

Trump zgjodhi t’i bëjë një dhuratë origjinale homologut të tij sirian: parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të cilin e prezantoi verën e kaluar, si referencë për dy mandatet e tij presidenciale.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan duket se spërkat fillimisht veten me këtë parfum dhe më pas edhe Al Sharaa-n, si dhe anëtarë të delegacionit sirian.

Trump e përfundoi gjestin duke i dhënë një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin siç tha e ka për gruan e presidentit të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›