E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Spikeri i televizionit iranian shpërthen në lot teksa njofton vdekjen e Khameneit

Një spiker në televizionin shtetëror iranian shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën për vdekjen e Udhëheqësit Suprem, Ajatollahut Ali Khamenei.

Irani konfirmoi vdekjen e liderit të tij herët në mëngjesin e së dielës, sipas orës lokale, një ditë pasi nisën sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraeli ndaj vendit.

Autoritetet iraniane kanë shpallur 40 ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të Khameneit.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Khamenei u vra “në zyrën e tij në rezidencën e udhëheqësit” ndërsa “po kryente detyrat e tij” në momentin e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars News Agency.

Imazhet satelitore nga Airbus treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit. Imazhet duket se tregojnë se disa ndërtesa brenda kompleksit u dëmtuan rëndë nga goditjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›