E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Të dashuruar “kokë e këmbë”, Diola Dosti ndan momentet romantike me biznesmenin

Nutricionistja Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre.

Diola ka ndarë së fundmi një video ku shfaqet duke kërcyer e kënduar me partnerin e saj, ku nuk kanë munguar as puthjet.

“Dashuria si serum i bukurisë”, shkruan ajo krah pamjeve.

Pavarësisht se Belegu është 20 vite më i madh se Diola, kjo video tregon qartë se shpirtrat e tyre kanë të njëjtën moshë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›