E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Tajlandë, 7 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një sulm me armë zjarri u raportua në një shkollë në provincën Nonthaburi të Tajlandës.

Bilanci i sulmit me armë zjarri është rënduar. Sipas përditësimit më të fundit të policisë tajlandeze, shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe autorin e sulmit, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i policisë, Trairong Phiwphan, deklaroi se mes viktimave janë tre mësues dhe tre studentë, ndërsa personi i armatosur është gjithashtu mes të vdekurve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sulmit, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik në Tajlandë.

#Breaking
🚨Shooting Incident Ends: Shooter Takes Own Life
shooting #Debsirin #Nonthaburi #BangKruai #Thepsirin #Shooting #Thailandhttps://t.co/P5G5Skcpwq
▪️The shooting happened at the Debsirin Nonthaburi School in the Bang Kruai district of Nonthaburi province, located… pic.twitter.com/lqOWhSEV8O

— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) August 7, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›