VIDEO/ Trump pritet me ceremoni madhështore në Arabinë Saudite, të paktën 5 aeroplanë luftarakë shoqërojnë Air Force One

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku është pritur me nderime të larta ndërsa nisi udhëtimin e tij të parë të madh diplomatik jashtë vendit gjatë mandatit të tij të dytë.
Një video e shpërndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tregon momentin kur avioni presidencial Air Force One afrohet në hapësirën ajrore saudite, i shoqëruar nga të paktën pesë aeroplanë luftarakë sauditë, përpara se të ulët në Riad.
Good morning from Air Force One, Saudi Arabia! Thank you for the escort, and having President Trump’s back—We all appreciate it. See you on the ground shortly, THANK YOU!!!???????????????? pic.twitter.com/iGuqfCvnwt
— Dan Scavino (@Scavino47) May 13, 2025
Ky udhëtim tre-ditor përfshin ndalesa edhe në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe konsiderohet nga analistët si një ngjarje me peshë historike për marrëdhëniet SHBA–Lindja e Mesme.
Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite, duke paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjeve që pritet të kapin vlerën e 600 miliardë dollarëve në investime të përbashkëta.
“Ky udhëtim do të jetë për biznes të madh dhe investime të mëdha”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar se vizita e Trump-it do të thellojë bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik mes dy vendeve.
/vizionplus.tv