E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ “Ujë, uj녔, momenti kur Agron Gjekmarkaj humb ndjenjat në protestën e opozitës

Eshte publikuar momenti kur deputeti demokrat Agron Gjemakraj ka rënë në tokë pa ndjenja.

“Ujë ujë”, dëgjohet të thuhet, ndërsa Gjekmarkaj është i shtrirë në tokë.

PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa nga pamjet duket se ai nuk është dhunuar nga askush.

Vete Gjekmarkaj pasi u transportua në spital, ka deklaruar se iu mor fryma.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›