E Diel, 8 Nëntor 2026

VIDEO/ Uragani “Milton” zbret në Florida, raportohet për viktima. Mbi 2 milionë pa energji elektrike

Uragani Milton preku zbriti mbrëmjen e së mërkurës pranë Siesta Key në Florida, si një stuhi e kategorisë 3 me erëra 193 km/orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të menjëhershme për rajonet në të gjithë shtetin amerikan.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin, me lagje të tëra në errësirë. Vdekjet janë konfirmuar në St Lucie, ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.

Hurricane Milton at St. Petersburg …#TampaBay#Milton #HurricanMilton #Florida
pic.twitter.com/Nv0YTRYrmO

— Wick` (@ToxicRebel45) October 10, 2024

Miliona njerëz u larguan nga shteti amerikan gjatë të mërkurës pas paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi. Më herët, presidenti Joe Biden tha se do të ishte “një nga uraganet më shkatërrues në një shekull”.

Milton vjen dy javë pasi uragani Helene goditi bregun e Floridas si stuhi e kategorisë katër, duke vrarë të paktën 225 njerëz në të gjithë Florida, Giorgia, Karolina e Jugut, Tenesi, Virxhinia dhe Karolina e Veriut.

Hurricane Milton is already covering Florida

The wind has increased, there is heavy rain in places and even tornadoes are appearing 🌪#Milton #HurricanMilton pic.twitter.com/NmMVVVQ9v4

— WBC Defenders (@WBCdefenders) October 9, 2024

BREAKING:

The St Lucie County Sheriff’s Office was just struck by tornado ahead of Hurricane Milton. @stluciesheriff pic.twitter.com/ncDMQNne4x

— Laura Loomer (@LauraLoomer) October 9, 2024

Wind and rain have increased significantly in Tampa..close to 100mph winds at certain times. pic.twitter.com/q4Fyeg2TAH

— Carolina C. Gonzalez (@carolinacgon) October 10, 2024

/abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›