E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Vijojnë rrëshqitjet masive të malit në fshatin Matogjin dhe Bashaj, banorët e izoluar totalisht

Situata e motit të keq në zonën e Lum Vlorës vijon të jetë problematike në fshatrat Matogjin dhe Bashaj. Edhe gjatë orëve të natës rrëshqitja e tokës dhe faqes së malit ka vijuar. Më herët një masiv i tërë shkëmbor është shkëputur nga mali, duke marrë me vete dhe zhdukur plotësisht trasenë e rrugës në aksin Matogjin-Bashaj.

Shkarja e tokës ka vijuar duke dëmtuar më shumë tokë dhe shembur rrugët ekzistuese. Pasojat janë kritike për banorët e zonës, ku dhjetëra familje kanë mbetur të izoluara totalisht, pa mundësi për të komunikuar ose për të lëvizur drejt qendrave urbane.

Ky fenomen i ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanw përfshirë zonën, ka bllokuar plotësisht qarkullimin dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e menjëhershme të mjeteve të emergjencës.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›