E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Vrasja e “El Mencho”! Bilanc lufte, dhjetëra viktima në Meksikë

Bilanc lufte në Meksikë, pas përplasjeve të dhunshme të 24 orëve të fundit, mes forcave të sigurisë dhe anëtarëve të karteleve të drogës.

Ministri i Sigurisë njoftoi në një konferencë për shtyp se të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe një roje sigurie vdiqën në sulmet e karteleve, pas kapjes dhe vrasjes së shefit famëkeq të kartelit të Haliskos, Nemesio Oseguera.

Nga ana tjetër, të paktën 30 anëtarë të kartelit mbetën gjithashtu të vdekur, si dhe një kalimtar i rastit.

Të paktën 70 persona u arrestuan në shtatë shtete.

Trazirat shpërthyen në vend pas vrasjes, të dielën, të kreut të pamëshirshëm të Kartelit të Gjeneratës së re, të Hakiskos i njohur ndryshe si El Mencho.

LEXO EDHE: Pasojat për Meksikën dhe botën/ Vrasja e El Mencho, a do të mbijetojë karteli?

Ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Ricardo Trevilla, tha se informacioni që çoi në kapjen e Osegueras erdhi nga një partner romantik i bosit të krimit.

SHBA-të kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çoi në arrestimin e tij dhe mbështetje të inteligjencës për operacionin.

Vdekja e tij ka shkaktuar një valë dhune në të gjithë Meksikën ndërsa operativët e kartelit bllokuan rrugët, dogjën makina dhe ndërmorën sulme hakmarrëse.

Ky filmim tregon kaosin që përfshiu aeroportin e Haliskos, që shquhet si qytet resortesh turistike, pasi u sulmua nga pjesëtarët e kartelit të drogës.

Presidentja Claudia Sheinbaum ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka mobilizuar mijëra trupa shtesë.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, kanë udhëzuar qytetarët amerikanë në meksikë të strehoheshin dhe të shmangnin lëvizjet e panevojshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›