E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Xhami i parë është thyer nga plumbat, dalin pamjet e automjetit që u qëllua me armë në Shkodër

Dalin pamjet e para pas ngjarjes që alarmoi Shkodrën mbrëmjen e kësaj të enjte, 2 janar 2025.

Drejt një automjeti të parkuar në anë të rrugës në lagjen “Rus” u qëllua, sipas të dhënave paraprake, 4 herë me armë zjarri pistoletë.

Në pamje duket makina e qëlluar tip “Peugeot” të cilët i është thyer xhami i parë nga të shtënat.

Pronari i automjetit, Elvis Hoxha, ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”. Mësohet se makina ndodhet e parkuar që nga momenti kur Hoxha është arrestuar.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›