E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në Radhimë, flakët pranë njësive akomoduese, pushuesit të shqetësuar

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar këtë të hënë në Radhimë.

Zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat në  fshatin e Radhimës, pak kilometra larg qytetit të Vlorës.

Zjarrfikëset janë nisur drejt Radhimës për të normalizuar situatën ndërkohë deri më tani mësohet se janë përfshirë nga flakët e zjarrit edhe një pjesë e mirë e parcelave të mbjella me ullinj.

Flakët kanë qenë pranë njësive akomoduese, çka ka bërë që tymi të krijojë probleme tek pushuesit./ vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›