VIDEO/ Zjarr në një hotel në Sarandë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka rënë në një hotel në Sarandë.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bashkiake ndodhen në vendngjarje për vënien në kontroll të zjarrit.
Sipas burimeve nga policia e Sarandës, e cila është ndodhur në vendngjarje dhe ka kryer hetimin, mësohet se shkak i zjarrit ishin shkëndijat e lëshuar nga saldimi.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Nr. 4”, dyshohet se gjatë saldimit të një vegle pune nga shtetasi J. K., njëkohësisht pronar i objektit, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur pjesërisht kati i parë i hotelit të tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al