E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, policia evakuon banorët, nuk raportohet për të lënduar

TIRANË- Një zjarr ka rënë në një pallat në kryeqytet. Përkatësisht zjarri ka rënë në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati, ku ka marrë flakë kabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve.

Ndërkaq nga shërbimet zjarrfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›