E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Krujë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbetjet në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Krujës, ndërsa priten edhe shërbime të tjera për izolimin e flakëve.

Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve në tërë sipërfaqen e mbetjeve në Halilaj.

Ende janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ekspertët nga policia vendore po hetojnë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›