VIDEO/ Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, flakët pranë puseve të naftës

Një zjarr ka përfshirë zonën naftëmbajtëse të Marinzës gjatë mesnatës së të shtunës.
Flakët kanë rënë në një sipërfaqe pranë puseve të naftës, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vënien e situatës nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është përcaktuar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al