E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarrfikësit dy orë në “luftë” me zjarrin në një pallat në Tiranë, çfarë lanë pas flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e kësaj të marte një kompleks pallatesh pranë Farmacisë 10 në Tiranë.

Për rreth dy ore forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe ato të Vorës ishin në luftë me flakët. U desh gjithashtu edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter për neutralizimin e zjarrit.

Gjatë momenteve të para të zjarrit forcat zjarrfikëse arritën të evakuonin disa banorë nga kompleksi i pallatit, ku dy prej tyre i nxorrën përmes balloknin me anë të shkallëve ndihmëse.

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e sigururara nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht nuk pati humbje jete, ndërsa mbetën të lënduar 4 banorë për shkak të asfiksisë dhe 3 zjarrfikës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›