E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/Bojkotoi ceremoninë e “Topit të Artë”, Real Madrid fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”

“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris.

Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi.

Reali ka zgjedhur ta bojkotojë këtë ceremoni pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, me çmimin e lavdishëm që pritet t’i shkojë spanjollit Rodri. Megjithate Real Madrid fitoi çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”.

Real Madrid is the Men Club of The Year!

Congrats @realmadrid #clubdelannée #ballondor @ChampionsLeague pic.twitter.com/v89myP4XX0

— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›