E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEOLAJM / “Ec aty ti…”, momenti kur Flamur Noka godet policin në protestë

Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga Partia Demokratike, e cila është organizuar në format të tillë që parashikon bllokimin e qarkullimit në 5 pika kyçe në kryeqytet.

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te “Rruga e Elbasanit”.

Flamur Noka ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.

“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, thërriste Noka, ndërsa shtynte dhe qëllonte policin.

Përplasje mes deputetëve dhe policisë, Flamur Noka godet me shpullë efektivin

Lexo lajmin e plotë: https://t.co/FRSYvQi47v pic.twitter.com/uSaUpH0mdU

— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 26, 2024

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›