E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEOLAJM / Një kuti, plus valixhen! Beqaj del nga SPAK me të gjithë dosjen e “Sterilizimit”

Pas një pritjeje të gjatë, ish-ministri Ilir Beqaj doli nga SPAK me të gjitha materialet e dosjes së tij.

Në videon e siguruar nga Klan News, ai shihet me një kuti kartoni në dorë, ndërsa një person tjetër mban valixhen.

Këto të fundit plot me letra, ku detajohet gjithë çështja e ‘Sterilizimit’.

Kujtojmë se muajin e shkuar, ai arriti të njihej me dosjen në mënyrë elektronike. Nëpërmjet një USB-je, mori të gjithë fashikujt e dosjes. Kjo pas vendimit të GJKKO-së.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›