E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEOLAJM/ Turistja italiane denoncon ndotjen skandaloze në liqenin e Komanit

Një blogere italiane Alessia Rizzelli, e cila ka vizituar Shqipërinë muajin e fundit, ka postuar një video tronditëse në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara në rrjetin TikTok, shihen pamjet skandaloze nga liqeni i Komanit., ku mbizotërojnë mbeturinat.

Në video dëgjohet turistja e cila hedh poshtë edhe pretendimin se ndotja është krijuar nga turistët ë papërgjegjshëm, duke shtuar se mes mbeturinave shihet edhe një frigorifer.

Ajo shton se për të kaluar me varkë në këtë pjesë, duhet të fikësh motorin, ose ndryshe rrezikon ta prishësh.

@alessiarizzelli♬ Jealous (feat. Oshea) – Morgan Mowinski

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›