VIDEOT/ Policia, terror mbi AK: Gaz lotsjellës në Vlorë, ndalime në Kavajë
Të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi u përballën me forcën e policisë në Vlorë, ndërkohë që ata po protestonin kundër vizitës së kryeministrit Sali Berisha atje.
Aktivistët e AK u larguan me forcë nga vendi ku ishin pozicionuar, për të ndaluar mbërritjen e kryeministrit Sali Berisha. Ndaj tyre nuk u kursye as gazi lotsjellës.
Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte kjo, pesë nga aktivistët e AK që po protestonin në Vlorë, janë ndaluar në Kavajë. Pesë aktivistët e ndaluar i përkasin rrethit të Kavajës dhe janë ndaluar nga policia në aksin Tiranë- Vlorë. Sipas AK, pesë të arrestuarit janë ish- themelues të PD në Kavajë. Mes të ndaluarve ishte edhe Dritan Kanapari, që dogji disa ditë më parë dekoratën e Sali Berishës si martir i demokracisë.
Sipas AK, Berisha po keqpërdor strukturat e policisë. Sipas tyre, ata u ndaluan pse morën pjesë në protestë.
Policia nuk ka dhënë ndonjë arsye për ndalimin e tyre.