VILNIUS – Një viktimë pasi avioni i DHL-së godet një ndërtesë

RIGA, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Një avion që fluturonte nga Lajpcigu në emër të firmës logjistike DHL u përplas në një ndërtesë banimi pranë aeroportit të Vilniusit duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur tre, njoftoi agjencia e lajmeve BNS.
Raportet fillestare treguan se në aeroplan ishin katër persona dhe të gjitha viktimat e raportuara erdhën nga avioni.
Tre të plagosurit janë dërguar në spital.
Mjete të shumta të shërbimit të urgjencës dhe personel ndodhen në vendndodhje, e cila është rreth katër kilometra nga aeroporti i kryeqytetit lituanez.
Shkaku i aksidentit nuk dihet menjëherë.
Të dhënat paraprake nga shërbimi i shpëtimit tregojnë se ekuipazhet e emergjencës u informuan në orën 05:28 se një aeroplan mallrash ishte përplasur në një ndërtesë.
Mësohet se bëhet fjalë për një shtëpi banimi dykatëshe që është djegur.
Kreu i filialit lituanez DHL konfirmoi për radion lituaneze se avioni i përkiste një kontraktori të kompanisë./ a.jor.