VIP-at botëror që e njohën Kosovën

Nuk janë vetëm 96 shtetet ato që kanë njohur Pavarsinë e Kosovës. Shumë figura publike kanë njohur dhe përshëndetur Pavarsinë e Kosovës në mënyra të ndryshme. Meritor në këtë drejtim është fotografi i njohur kosovar, Blerim Uka i cili në një mënyra ka lobuar për Kosovën duke shfrytëzuar profesionin e tij.
Figura të njohura sportive, këngëtarë,aktorë e tifozë futbolli kanë njohur dhe mbështerur Kosovën si shtetin më të ri. Kështu këngëtarja me famë botërore, Shakira ka nënshkruar një bluzë për të pranuar Kosovën në FIFA dhe UEFA. Uka ka siguruar nënshkrime, autografe dhe foto me persona të famshëm botëror.
Bluza në profil është ekskluzive e nënshkruar nga njerëz të njohur në botë të cilët në një mënyrë kanë pranuar futjen e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Në këtë bluzë është nënshkrimi i Shakiras, Francez Bekenbauer, Sir Alex Ferguson, Xavi dhe Dani Alves. Shkiara përveç nënshkrimit, na ka dërguar edhe një puthje me buzët e vizatuara në fanelë./Indeksonline/