E Diel, 1 Nëntor 2026

VIP-at, lekë me Universitetet ja zyrtarët e punësuar

Të tjera rreth shkrimit Zv.ministrja Malaj, shefe departamenti te 'Kristal' Skandali, dy deputetë juristë për një vit TIRANE- Në universitetet private në vendin tonë janë të punësuar disa prej zyrtarëve shqiptarë dhe emrave të njohur në vend. Universitet private "krenohen" me stafin e tyre, ndërsa zyrtarët tanë kanë mundësi të marrin edhe një rrogë tjetër shtesë.
Pas një investigimi të vogël që "Shqiptarja.com" ka bërë në faqen e internetit të secilit prej universiteteve private, zbulohet një pjesë e emrave të zyrtarëve të lartë, që përveç funksioneve publike që kryejnë, japin edhe leksione në universitetet private. Në këtë listë, e cila sigurisht mund të jetë shumë më e gjatë, pasi jo të gjithë universitetet private e kanë të publikuar stafin e tyre akademik, nuk mungojnë emra shumë të njohur për publikun shqiptar.

Mes këtyre emrave spikat ai i vajzës së kryeministrit të vendit, Argita Berisha e cila është një lektore mjaft e kërkuar nga privatët, pasi ajo aktualisht jep leksione në tre universitete private.

Më konkretisht emri i Argita Malltezit (Berisha) figuron si pjesë e stafit akademik seniorë te universiteti Europian i Tiranës, ajo është gjithashtu edhe pedagoge e jashtme te departamenti i Shkencave Juridike pranë universitetit "Kristal", por Argita Berisha gjen kohë të japë leksione edhe për studentët e drejtësisë të universitetit "Luarasi".

Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi është pedagog i brendshëm tek departamenti i Arkitekturës i universitetit "Kristal".

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën ‘Shqiptarja.com’

(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›