E Diel, 1 Nëntor 2026

VIP-at ne gareper Avokatin e Popullit

Te tjera rreth shkrimit Lista e aplikanteve PS si do perzgjidhet dhe kriteret per Avokatin e Popullit TIRANE - Ne listen e 33 kandidateve qe kane aplikuar ne sajtin e PS-se bien ne sy emra te njohur te politikes dhe te drejtave te njeriut. Keshtu nder emrat eshte anetarja aktuale e KQZ Deshira Subashi kreu aktual i avokatit te popullit Emir Dobjani apo Artur Lazebeu keshilltar prane ketij institucioni.

Aplikimin per proceduren e perzgjedhjes se kandidateve e ka bere edhe ish avokatja e MJAFT ne gjyqin per Gerdecin Blerta Kraja apo perfaqeesuesi i shoqates se ish te perndjekurve politike Besim Ndregjoni.

Por ne mes 33 emrave renditet edhe ish ambasadori i Shqiperise ne Hollande ne qeverisjen Nano Qirjako Qirko si edhe te pedagogeve te drejtesise Ksenofon Krisafi Sokol Hazizaj apo Eni Cobani te cilet prej vitesh nuk jane pjese e skenes politike apo strukturave te PS-se.

Nderkohe Edi Rama ka reaguar ne hapesiren e tij ne rrjetin social Twitter duke thene se 33 kandidatura per Avokat Populli jashte cdo parashikimi. Te henen degjesa publike. Keshtu do ngreme shtetin e publikut jo te partive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›