E Enjte, 5 Nëntor 2026

VJENË – Raporti i BE-së: Mbizotëron ndjenja e mosndëshkimit për abuzimet e të drejtave të njeriut në kufijtë e bllokut

VJENË, 30 korrik /ATSH-DPA/- Abuzimet e të drejtave të njeriut në kufijtë e Bashkimit Evropian janë nën hetimin e autoriteteve kombëtare dhe “mbizotëron një ndjenjë mosndëshkimi”, thuhet në raportin të BE-së.

“Ka shumë pak hetime kombëtare të incidenteve që rezultojnë në humbje jete dhe keqtrajtime të supozuara të migrantëve dhe refugjatëve në kufi”, thuhet në raportin e Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) me qendër në Vjenë.

“Shumë pak procese gjyqësore kombëtare kane çuar në dënime”, sipas raportit.

Mbrojtja e kufijve është një temë e tensionuar në BE. Qeveritë – kryesisht në kufijtë lindorë dhe jugorë të unionit – janë nën presion të madh publik për të reduktuar migrimin e parregullt – dhe për të ndaluar kalimet e paautorizuara në kufijtë tokësorë dhe detarë.

Raporti i FRA citon pretendimet për “dhunë fizike, keqtrajtim, dështim për të shpëtuar njerëzit në vështirësi, vjedhje dhe/ose shkatërrim të pronës së tyre, ndarje të detyruar të familjeve dhe dëbim të atyre që kërkojnë azil”.

Raporti tha se në vitin 2022, policia greke në ishullin Kos dyshohet se ka abuzuar fizikisht dhe seksualisht ndaj dy palestinezëve – përpara se t’i braktiste në një gomone shpëtimi në det, pas së cilës dyshja u shpëtuan nga rojet bregdetare turke.

Sipas FRA, viktimat po i çojnë rastet e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut – e cila nuk është e lidhur me BE-në – për shkak të shmangies së dënimeve në gjykatat kombëtare.

Agjencia u bën thirrje autoriteteve kombëtare të kryejnë “hetime të shpejta dhe efektive”, për të siguruar prova të përshtatshme dhe për të përfshirë viktimat në ato hetime.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›