VKM – Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave

Andi Memeti është emëruar zëvendës ministri i Ministrisë së Financave.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave”, thuhet në njoftimin e VKM-së.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/rtsh.al/