E Enjte, 5 Nëntor 2026

VKM nga shoqëria civile për energjinë elektrike merr në mbrojtje 500 mijë qytetarë

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë hartuar një VKM për Statusin e klientit në nevojë që i vjen në ndihmë rreth 120 mijë familjeve në nevojë duke i garantuar minimumin e energjisë elektrike.

Referuar dokumentit, statusin e përfitojnë familjet me ndihmë ekonomike, kryefamiljarët me pension invaliditeti, pensionistët me pension minimal si dhe jetimët. Për këto kategori vendimi parashikon mbrojtje nga shteti për një sasi prej 50 kwh/muaj për çdo anëtar.

Vendimi që i propozohet sot qeverisë lindi si ide 3 muaj më parë, pas protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Adriatik Lapaj thotë se drafti do të dorëzohet të hënën në qeveri.

Ligji i vitit 2018 “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikon rregullimet për shtresat në nevojë dhe VKM-ja që propozohet plotëson këtë hallkë të munguar të ligjit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›