VLORE/ Bora bllokon natën Llogoranë
VLORE – Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme në qarkullimin e mjeteve në Qafën e Llogorasë. Gjatë natës së të enjtes, por edhe ditën e djeshme, qarkullimi i makinave ishte i pamundur pa zinxhirë. Trashësia e borës ka arritur deri në 35 cm, ndërsa në mjaft zona, për shkak edhe të temperaturave të ulëta, vendi ishte ngricë. Fatmirësisht deri më tani nuk është shënuar asnjë aksident, ndërsa efektivë të Policisë kanë ndjekur situatën duke iu dhënë edhe udhëzimet përkatëse drejtuesve të mjeteve. q.b