E Shtunë, 7 Nëntor 2026

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet


Një i ri u gjet pa jetë dje në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Ai ishte i varur në një nva kullat e vrojtimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në bregdetin e zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër”, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, shtetasi P. S., 25 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia e Vlorës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›