E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Komuna e Vushtrrisë reagon vetëm pasi i përmenden abuzimet

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! njofton se pas aksionit simbolik të realizuar të enjten, 28 shkurt 2013, para Kuvendit Komunal ka reaguar Komuna e Vushtrrisë.

“Pushteti lokal në vend se të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetareve tanë, ata sulmojnë dhe shpifin pa argument dhe në mënyrë arrogante kundër Qendrës sonë”, kanë thënë ata në një komunikatë.

Sipas tyre, pushteti komunal i ka injoruar kërkesat e kësaj lëvizjeje në vazhdimësi.

“Gjithë këtë efikasitet dhe shpejtësi në përgjigje publike Komuna, Kuvendi Komunal, drejtuesit e zyrtarët e saj, nuk e kanë pasur në asnjë rast përballë kërkesave dhe problemeve të banorëve të Komunës sonë. Ata reagojnë shpejt dhe ashpër sa herë që aktivitetet tona i prekin interesat e tyre apo shpalosin korrupsionin e tyre”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›