VW Taigun, një Crossover mahnitës

Ky Crossover kompakt ka ngjyrën e mahnitshme të kaltër Seaside, ndërsa dallohet për stilin Robust me mbrojtës plastik dhe fellne alumini 17 inç. Dallohet edhe rrjeta para, kapaku i ventiluar i motorit dhe mbrojtësit e baltës.
Do të jetë një model i cili do t’u bëjë konkurrencë rivalëve si VW Up!, Škoda Citigo dhe SEAT Mii. Ky model padyshim se është dizajnuar për vozitje në qytet, sepse është shumë dinamik dhe tejet ekonomik. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk është edhe për vozitje në rrugë të hapur, pasi i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme, duke përfshirë edhe shpejtësinë e jashtëzakonshme.
Dizajni i modelit Taigun padyshim se i ngjan modeleve SUV më të mëdhenj nga oferta e Tiguan dhe Touareg. Maska e ftohësit është marrë nga koncepti Cross Coupe, ndërsa anash dominojnë mbrojtësit e theksuar të baltës. Dorëzat e dyerve prapa, janë të fshehura në shtyllën C, ndërsa fellnet janë nga legura e lehtë me dimensione 17 inç dhe goma 205/50 R17. Ka edhe parmakë praktik të kulmit me drita të integruara LED, duke e shtuar profilin e veturës.
Interieri i Taigun-it është tejet tërheqës dhe i ngjan ndoshta edhe një anije kozmike. Para vozitësit rregullimi i hapësirës është sikurse te modeli Up!. Treguesi i madh i shpejtësisë, treguesi i vogël i momentit rrotullues dhe treguesi i nivelit të karburantit në rezervuar djathtas, e bëjnë një tërësi interesante. Interesant janë edhe hapjet e klimatizimit, në të cilët janë të integruar edhe komandat për rregullimin e temperaturës.
Edhe timoni është jashtëzakonisht tërheqës me formë tre rremash. Një komoditet në interier, e ofrojnë edhe ulëset, të cilat përveç që janë tejet të rehatshme dhe me dizajn sportiv, edhe ngjyra e tyre interesante, e plotëson interierin tërheqës. Taigun është i gjatë 3.859 milimetra, i gjerë 1.728 mm dhe i lartë 1.570 mm, ndërsa distanca mes boshteve është 2.470 mm. Manovrimin e lehtë me veturën, e sigurojnë amortizatorët e shkurtër, para vetëm 708 mm, ndërsa prapa 681 mm. Sa i përket hapësirës së bagazhit, ajo është 280 litra, ndërsa kur palosen mbështetësit e ulëseve prapa, kapaciteti i bagazhit rritet në 987 litra.
Motor i vogël ekonomik
Për motor përgjegjës ai me tre cilindra 1.0 litërsh TSI, i cili zhvillon fuqinë maksimale prej 81kW apo 110 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 175 Nm dhe i mundëson kësaj veture me peshë 985 kilogramë që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h ta arrij për 9.2 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 186 km/h, dhe e tërë kjo me harxhime prej 4.5 litra për 100 km. Sa i përket transmisionit, ai mund të zgjidhet mes atij manual me 6 shpejtësi, dhe atij automatik me 5 shpejtësi.
Cilido transmision që të zgjidhet, është tejet i saktë në ndërrimin e marsheve, çka e bën vozitjen e Taigun-it tejet argëtues. Falë nivelit të lartë të rrotullimeve të motorit dhe distancës së madhe nga toka, Taigun është ideal edhe për terrene jo urbane. Po ashtu, ky model ofron një plus në sigurinë aktive, që përfshin programin elektronik të stabilizimit ESC. Në aspektin e sigurisë janë të përfshirë edhe shumë sisteme tjera, pasi dizajnuesit e këtij modeli, kanë dashur që sigurinë e pasagjerëve ta vënë në plan të parë. Kjo përfshinë edhe air-bag-ë të shumtë, si për vozitësin dhe bashkëvozitësin, ashtu edhe për pasagjerët prapa, transmeton INA.
998 cc
Shpejtësia
186 km/h
Fuqia
110ps
Interieri
Interieri i Taigun-it është tejet tërheqës dhe i ngjan ndoshta edhe një anije kozmike. Para vozitësit rregullimi i hapësirës është sikurse te modeli Up!.
Shpejtësia
Edhe pse motori është me vëllim të vogël, ky model përshpejtimin nga 0 në 100 km/h ta arrij për 9.2 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 186 km/h
Harxhimet
Taigun është i jashtëzakonshëm sa i përket harxhimeve, pasi për 100 kilometra të kaluara, ky model harxhon vetëm 4.5 litra.
Motori
Për motor përgjegjës ai me tre cilindra 1.0 litërsh TSI, i cili zhvillon fuqinë maksimale prej 81kW apo 110 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 175 Nm