E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Gaddafit Hetoni vdekjen e babait tim

Vajza e ish-diktarorit të Libisë, Muammar Gaddafit, i dërgoi një kërkesë zyrtare Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të hetojë për vrasjen brutale të 69-vjeçarit në tetor, ngjarje që i dha fund luftës civile disa-muajshe në vend.

Në një letër të drejtuar selisë së OKB-së në Nju Jork, Aisha Gaddafi kërkon informacion mbi hapat që ka hedhur Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, në hetimin e ekzekutimit së babait dhe vëllait të saj Mutassim.

Avokati që mbron interesat e saj, Nick Kaufman, theksoi se vrasja e tyre nuk justifikohet nga asnjë ligj, pasi në momentin e dorëzimit ata ishin të paarmatosur dhe nuk paraqisnin asnjë rrezik për asnjë.

Kaufman Nëse OKB nuk është duke hetuar për ekzekutimin monstruez të një lideri të zgjedhur të një populli, atëherë çfarë garancish i jep popullit libian për vendosjen e një drejtësie të standarteve ndërkombëtare në vend?

Nick Kaufman
Avokati përfaqësues i Aisha Gaddafit i shkroi kryeprokurorit Luis Moreno-Ocampo: “Vrasja e tyre, tronditëse për nga rrethanat, nuk mund të kalojë e anashkaluar. Nëse OKB nuk është duke hetuar për ekzekutimin monstruez të një lideri të zgjedhur të një populli, atëherë çfarë garancish i jep popullit libian për vendosjen e një drejtësie të standarteve ndërkombëtare në vend?”.

69-vjeçari Muammar Gaddafi drejtoi Libinë nga viti 1969-2011, duke u shndërruar në një figurë me shumë dritë-hije në historinë e vendit afrikanoverior. Ai u rrëzua dhe më pas u vra, nga rebelët që nisën kundër tij një luftë të përkrahur nga NATO.

“Imazhet e kafshërisë me të cilat u realizuar ekzekutimi, të transmetuara drejtëpërsëdrejti në të gjithë botën, i kanë shkaktuar klientes sime probleme të mëdha emocionale”, argumentoi avokati i Aisha Gaddafit.
Libia
Rikthehen protestat në Libi
Libi, rikthehen luftimet në Tripoli
Libi, dorëzimi i armëve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›