Vajza e Klintonit krenohet me një foto nga Prishtina në Twitter
Vajza e familjes Klinton krenohet në rrjetin Twitter për fotografinë e Hillari Klintonit në Prishtinë, para bustit të babait të saj, presidentit Klinton. Një shqiptar nga Tetova i ka bërë share foton në Twirter dhe Çelsi Klinton shkruan: “Foto shumë e bukur e prindërve të mi në Kosovë, megjithëse vetëm një ishte fizikisht”.