Vajza e piktorit Vangjush Mio denoncon: 4 të mitur vodhën muzeun e babait

Korçë, 6 Korrik, NOA Në shtëpinë muze të piktorit të njohur Vangjush Mio, janë vjedhur disa sende, fakt për të cilin vajza e tij, R.Mio ka paraqitur kallëzimin penal pranë organeve të policisë.
Lajmi konfirmohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ndaj këtij fakti janë kryer veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të Vjedhjes parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal ndaj katër personave të dyshuar.
Mësohet se ata janë që të gjithë të mitur dhe asnjëri nuk e kalon moshën prej 12 vjeç e janë banues në qytetin e Korçës.
Konkretisht, ata kanë inicialet E.N 11 vjeç, J.N 10 vjeç, R.T 12 vjeç dhe Gj.L 10 vjeç.
Ndërkaq, materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
Sipas të dhënave, në muajin prill të vitit 1994, 21 piktura që ruheshin në shtëpinë e "Piktorit të Popullit" u vodhën për mungesë të sigurisë dhe ende nuk janë gjendur.
Piktori i Popullit, Vangjush Mio, lindur më 3 mars të vitit 1891 dhe rritur në qytetin e Korçës, njihet nga të gjithë si njeriu që solli në Shqipëri artin italian të pikturës. Ai njihet si peizazhist dhe veprat e tij numërojnë pamjet më të bukura të qyteteve më të njohura të vendit, si Korça, Pogradeci, Ohri, Tirana, Elbasani, Durrësi Berati, Vlora, Gjirokastra etj.
Restaurimi i shtëpisë muze të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, është realizuar gjatë vitit të kaluar e ky proces u realizua jo vetëm për faktin se përbën një monument kulture, por edhe sepse piktori i madh Vangjush Mio bën pjesë te personalitet më të spikatura të Korçës, ndërsa i vetmi restaurim i kryer më parë mbetet ai i vitit 2000.
Në shtëpinë muze të piktorit ruhen 57 punime të tij të ekspozuara në studion e tij të punës dhe në dy dhoma të tjera, ndërkohë që rreth 62 punime të piktorit ruhen në Galerinë e Artit, në Korçë.
n.e/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")