E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Vajza e së hënës”, poezia shqipe dhe ajo holandeze bëhen bashkë në një libër

Në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit u bë prezantimi i antologjisë “Vajza e së hënës”. Libri është një përmbledhje poetike në tri gjuhë: shqip, holandisht e anglisht.

Libri lindi si një ide e poetes shqiptaro-holandeze Albana Shala, e cila gjatë periudhës së pandemisë (2021) bëri bashkë të gjithë këta poetë, duke komunikuar vazhdimit me ta online, derisa “Vajza e së hënës” filloi të merrte formë.

Poezitë e kësaj përmbledhje vijnë nga dy ‘zogj’ të ndryshëm, nga poetë shqiptarë dhe holandezë.

Ato mund të konsiderohen si poezi dashurie, kushtuar nënave, vajzave, muzave dhe të dashurave të poetëve.

Një pasqyrim i drejtpërdrejtë i letërsisë postmoderne, i një epoke të re të globalizimit, ku takohen e përballen globalja dhe lokalja, duke u kthyer në një produkt të qytetit botëror: në një kor harmonik zërash të ndryshëm, në një simfoni gjuhësh dhe realitetesh letrare të jetës shoqërore postmoderne.

Në promovimin e librit, ishin të pranishëm disa prej poetëve holandezë të përfshirë në antologji si edhe ambasadori i Holandës në Tiranë,

Kjo përmbledhje mbetet një përpjekje për të takuar e bashkuar përfaqësues të dy kulturave e popujve dhe dy letërsive shqip dhe holandisht. Poezia shqipe në këtë botim është krijimtari e mbledhur nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarë. Aty gjenden poezi të poetëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›