E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vajza e video skandalit në SPAK/ Alma Kaçi dëshmon sërish përpara prokurorëve

Alma Kaçi që u shfaqe në video skandalin seksual të Safet Gjicit është thirrur sërish për tu pyetur nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për të shmangur kamerat, ajo u shfaq e maskuar me kapele dhe syze dielli.

Burimet bënë me dije se Kaçit i janë sekuestruar edhe dy aparate celulare që do të hedhin dritë për të zbuluar autorët e publikimit të videos.

Një ditë më parë u mor në pyetje edhe ish- kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili vijon të qëndrojë në burg për korrupsion aktiv, pas premtimit që i bëri Alma Kaçit se do ta favorizonte në një tender.

Në deklarimet e dhëna për togat e zeza kur u njoh me masën e sigurisë, vajza pranoi se iu premtua dhënia e tenderit për strehimin e qenëve endacakë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›