E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza në polici: Më mbroni nga nëna

Policia plotëson kërkesën për urdhrin e mbrojtjes së Alda B. nga e ëma Valbona, pritet vendimi i gjykatës.

Tiranë, 22-vjeçarja: Më rreh, se humba shkollën tre vjet radhazi.

Nëna ime më rreh e më dhunon çdo ditë. Më ofendon dhe më bën presion duke më quajtur të paaftë për të filluar studimet në shkollë. Një vajzë 22-vjeçare është drejtuar në Polici dhe ka kërkuar mbrojtje prej nënës së saj. Denoncimi i pazakontë është regjistruar dy ditë më parë në Komisariatin nr.3 të Policisë së Tiranës. Vajza 22-vjeçare është paraqitur për të denoncuar nënën e saj që e dhunon fizikisht e psikologjikisht në mënyrë sistematike. Episodi i fundit i dhunës në familje mësohet se ka ndodhur në rrugën Gjergj Legisi, në Laprakë të Tiranës, mesditën e së martës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›