E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza plagoset në hotelin e të dashurit/ Arrestohet Vladimir Gjuta dhe kunata e tij, në kërkim tre persona

Një 18-vjeçare është plagosur me armë brenda ambienteve të hotelit te dashurit te saj 22-vjecar në Tiranë. Ngjarja ndodhi para mesnate në zonën e Saukut.

Natalia Murati u paraqit në spitalin e Traumës rreth orës 00:15 minuta nga dy anëtarët e familjes Gjuta Mirvete dhe Elvir Gjuta të cilet kane thene se e kane gjetur tek rrethrrotullimi i Ekonomikut.

Ky version nuk ka bindur forcat e policisë të cilët kane nisur hetimet dhe kane zbuluar se ngjarja ka ndodhur tek Hotel Gjuta.

Sipas policisë 18-vjeçarja e cila ndodhej në dhomën e hotelit ka marrë armën e të dashurit dhe ka qëlluar veten në gjoks.

Pas ngjarjes familjarët kanë fshehur armën e krimit që i përkiste 22-vjecarit dhe kanë pastruar gjurmët e gjakut.

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, xhaxhai dhe nëna e të dashurit janë arrestuar nga uniformat blu për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Po për të njëjtat vepra penale janë shpallur në kërkim Sajmir dhe Elvir Gjuta. I dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta pas ngjarjes është arratisur.

Anëtarët e familjes Gjuta dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Ata kanë dëshmuar para grupit hetimor se nuk kanë treguar pasi kishin frikë se ngjarja i faturohej atyre pasi ngjarja ka ndodhur brenda hotelit të tyre.

Në dëshminë paraprake, e reja ka deklaruar se ka bërë disa gabime në jetë. Ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nderkohë që Vladimir Gjuta i arrestuar tashmë rezulton i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar më 20 shkurt të vitit 2020 teksa u konstatua me arme zjarri pranë selisë së PS. Ai njihet edhe për konfliktin me babain e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›