E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza që dëshmoi për skandalin seksual të Bisht Pallës: Besova te shteti, kam 8 vjet pa mbrojtje

Foto Ilustruese

Intervistoi Lindita Çela

Nuk i ka mbushur të 25-at por jeta e vrazhdë i ka lënë shenjat e saj. Sy të mbuluar nga rrudha që bëjnë të besosh se përballë ke një grua që i ka kapërcyer të 40-tat.  Kjo është Xhoi, vajza që denoncoi vite më parë skandalin më të rëndë seksual ndër forcat tona të armatosura, atë të Bisht Pallës. Sot jeton nën zgrip të mjerimit. Në një intervistë për gazetën Shekulli, vajza vlonjate tregon kalvarin e saj, ku e shkuara me vulën e skandalit tashmë të harruar të vitit 2003, e ndjek pas si fruthi duke mos e lenë të ndërtojë një jetë të re.

Ka qenë dëshmitarja kyç në një prej procesve më të sukseshme të trafikut të qënieve njerëzore. Skandali i shfrytezimit seksual te nje minoreneje, detyroi ministrine e Mbrojtjes te shkarkoje komandantin dhe 11 eprore te tjere te Distriktit te Pare Detar. Pas nje operacioni te shtrire ne Kosove, Durres, Pogradec, Korce, Vlore e Itali, 15 persona u arrestuan në verën e vitit 2003. Megjithatë sot është në mes të katër rrugëve  dhe ende jeton me frikën e një hakmarrje.

Xhoi, a mund të më thuash si ka qenë jeta jote pas denoncimit të skandalit të Bisht Pallës?

Është e një tmerr i vërtetë. Çdo mëngjës dal nga shtëpia me shpresën se do të mund të gjej një vend pune. Rikthehem në shtëpi tepër e lodhur, më së shumti psikologjikisht. Jetoj në një dhomë, dhe kjo me qira. Prej kohësh kjo është dita ime. Kam bërë dhe kurse trajnimi, njëri për parukeri estetike dhe tjetri kompjuter, asgjë prej këtyre nuk më ka ndihmuar për të gjetur pune. Kam bërë kamarieren por edhe aty nuk më lanë gjatë.

Pse, çfarë ndodh?

Është një tmerr sapo mësojnë të shkuarën time. Vjen një moment që e mësojnë atë ngjarje. Dhe.. e kuptoni vetë. Ndryshe më pushojnë nga  puna. Në këtë gjendje u bëra vite. Pas denoncimit që kam bërë vetëm të këqija kam patur në jetën time.

Nuk ka insitucione që të kanë ofruar mbështetje?

Përveç dy shoqatave në të cilat kam bërë kurset askush tjetër nuk më është ofruar për të më dhënë një dorë. Dua dhe unë të nisë jetën nga e para.

Nëpër institucione shtetërore a ke shkuar?

Përpjekjet e mia i kam bërë gjithëkund.  Në zyrën e punës këtu në Tiranë, do të gjeni disa kërkesa të mia por thjeshtë jam përballur me heshtjen. Po kështu dhe në Bashkinë e Tiranës. Duke qenë  se kryetari i ri gjatë fushatës elektorale premtoi vende pune për njerëz në nevojë, kam shkuar për të kërkuar takim. Kam bërë kërkese për punë dhe për tu përfshirë në listën e të pastrehëve. Por deri më tani askush nuk më ka marrë në telefon  për të më thënë qoftë edhe se për arsye të ndryshme kërkesat e mia janë të papërshtatshme.

Aso kohe u tha që shteti të mori në mbrojtje..

Jo. Kjo është thënë kot. Pas denoncimit mua më çuan në një qendër të strehimit të vajzave të trafikuara. Aty kam ndenjur për një preiudhë kohe. Thjeshtë na mbanin aty dhe kaq. Më thanë që do përfitoja statusin e mbrotjes së dëshmitarit, pra të merresha në mbrojtje nga shteti, por deri më sot nuk është bërë asgjë.

Përse nuk e përfitove këtë status?

Se nuk më është ofruar. Kur u vura në dijeni të këtij fakti më thanë se nuk mund ta përfitoja më se procesi ishte i mbyllur.

Pse nuk kthehesh në Vlorë?

Sepse nuk mund të kthehem më. Ajo që unë kam denoncuar se pari nuk falet nga familja ime. Pastaj edhe të akuzuarit kryesor jetojnë aty. E vetmja mundësi jetese për mua është Tirana, unë këtu mbijetoj. Kërkoj asistence sociale më thonë se duhet të jemë banore që nga viti 1992. Nuk kam as ku të fus kokën. Si ti duroj dhe kërcënimet?

Të kërcënojnë?

Pse, një herë? Disa herë

Si kërcënojnë?

Me telefon, sms-së,  në forma të ndryshme.

Ke bërë denoncim në polici?

Po.

Dhe çfarë ka ndodhur?

Thjesht nuk janë marrë parasysh. Nuk pyet njeri, indiferentizëm total. Kam dëgjuar edhe etiketime tepër banale kur shkoj atje. Sapo kujtojnë kush jam.. sapo e shohin se kush jam, harroje se do të më ndihmojnë.

Sa vjec ke qenë kur ke denoncuar ngjarjen?

16

Je penduar sot që ke denoncuar?

Për mua ishte guxim i madh. Më mbajtën 8 javë atje në bazën ushtarake. Unë u shkatërrova. Gjithë këto vite, vetëm probleme, më është nxirë jeta. Eca me atë shpresën se çdo gjë do të ndryshojë të nesërmen. Po nuk ndodh kurrë kjo në këtë vend. Jetoj ende me  peshën e paragjykimit. Më duket se diçka e keqe mund të më ndodhë nga sekonda në sekond.

Je penduar që denoncove?

Nuk jam penduar, jo…

Beson se ka drejtësi?

Unë jam munduar që të vihet drejtësi.. Megjithatë kjo nuk ka ndodhur në atë proces.

Pse ska ndodhur, si mendon ti?

Ka shumë arsye që nuk ka ndodhur. Një arsye është se dëshmitë e mia nuk janë marrë në bazë, ndoshta për shak të moshës sime.  Personat që kanë abuzuar me mua janë  të lirë, madje disa as nuk janë përfshirë në hetim ndërkohë që thuhet se drejtuesit e Distriktit Detar në Durrës janë shkarkuar për shak të akuzave të mia. Unë nuk kam akuzuar asnjë prej tyre. Kam përmëndur vendet ku me kanë çuar dhe emrat e personave që kanë abuzuar me mua duke më detyruar të kryej mardhënie seksuale. Sot e kësaj ditë unë nuk di se kush është dënuar por ama ajo që di me siguri është se njerëzit që kam  denoncuar i kam parë të lirë, madje jam përballur me to.

Me cilët je përballur?

Nuk dua të përmend më emra. Ia kam lënë të shkuarës këtë. Kështu siç shkojnë gjërat në Shqipëri ende kam frikë. Më beso që është e tmershme që të shikosh dikë që të ka shkatërruar jetën dhe është  i lirë. Sheh se ia ka hedhur paq, është e tmerrshme. Ndihesh e pafuqishme, ndihesh njeri kot. Çmund të bësh më? Unë denoncova.. Kot që denoncova

 

Do doja mos isha kjo që jam.. Por nuk më lenë të jem ndryshe

Kam shpëtuar nga baza ushtarake, duke u hedhur nga makina, pasi donin të më çonin në një vend tjetër.. Kisha dëgjuar se në qytetin e Durrësit ekziston një shoqatë jetimësh. Ky ishte vendi i parë ku unë jam përplasur aso kohe. Me ndihmën e tyre jam takuar me një gazetare të Shekullit në Durrës, Vali Qyrfyçi. Më datën 18 tetor të 2003  unë kam bërë denoncimin e parë dhe kërkova mbrojtje. Pas shkrimit në gazetë, erdhën policët dhe atyre u kam, dëshmuar gjithcka kishte ndodhur, – rrëfen Xhoi, 16 vjec në kohën e skandalit. Jeta e zymtë e kësaj vajze ka nisur në moshën 10 vjecare kur humbi të atin. Deri në moshën 10 vjeç, kam patur jetën time, kur humba babin ka filluar tmerri.. Më pas  nuk kam parë një ditë të bukur, – tregon Xhoi. Më pas vjen një kalvar historish të trishtuara abuzimi që nisin nga fqinji e mbarojnë në skandalin e Bisht Pallës. Ëndrra  ime? Të vazhdoja shkollën dhe të kisha një jetë si gjithë të tjerët… Sot jetoj më frikë.  Ndoshta mund të mos më ndodh asgjë por unë kam frikë.. Do të doja shumë  të mos isha kjo që jam sot. Por nuk më lenë të jem ndryshe…. thotë ajo në këtë rrëfim për Shekullin.

Çfarë ndodhi në verën e vitit 2003 në repartin ushtarak të Bisht Pallës

C’fare i ben me teper ushtaret, qe pasi kane lene sherbimin, te shkojne me vrap e te zene rradhen? Pergjigja do te ishte e thjeshte: Menca. Por, ne qershor- korrik te 2003, marinaret e Distriktit te Pare Detar ne Bishtin e Palles ne Durres, do te pergjigj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›