Vaksinim, grip dhe COVID njëherësh, moshat e treta më të interesuarat

Me kapjen e rasteve të para të gripit ka nisur edhe vaksinimi ndaj tij. Gripi në Shqipëri ka mbërritur dhe në qendrat shëndetësore të Tiranës ku dhe ndihet një qarkullim i shtuar këto ditë për shkak të ardhjes së vaksinës së gripit. Më të interesuarit duket se janë moshat e treta të cilët ja kanë parë të mirat e kësaj vaksine.
Jonida Diko, Drejtuese e Qëndrës 10 thotë se vaksinatorët aplikojnë paralelisht me vaksinën e gripit edhe dozat buster të COVID-19.
Të moshuarit këshillohen për aplikim të njëkohshëm të vaksinave por ka edhe nga ata që e shtynë pak në kohë dozën buster të COVID.
Për të rinjtë vaksinimi anti-covid pothuajse ka stopuar, pasi nuk ka shprehur interes.
Sipas autoriteteve janë 270 mijë doza vaksinë kundër gripit të shpërndara në territore dhe nga nëntori vijnë edhe rreth 700 mijë doza të vaksinave të adaptuara kundër COVID.
/rtsh/