Vala e të nxehtit përfshin Ballkanin

Vala e re e të nxehtit ka përfshirë Ballkanin në fillim të kësaj jave. Disa vende kanë shpallur edhe alarme të kuqe të motit.
Në Kosovë autoritetet kanë lëshuar një alarm njëjavor të nxehtësisë duke filluar nga e premtja. Njerëzve iu kërkua të qëndronin brenda kur të ishte e mundur dhe të shmangnin punën e rëndë në orët më të nxehta të ditës. Masat urgjente të shpallura të enjten përfshijnë urdhërimin e punëdhënësve që të mbajnë jashtë punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, ndalimin e punimeve të ndërtimit nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe mbajtjen e klasave të kopshteve brenda pas orës 11:00.
Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ku temperaturat parashikohen të arrijnë mbi 40 gradë Celsius , ndërsa banorët e kryeqytetit Shkup përpiqen të fshihen nga dielli dhe nxehtësia, anëtarët e Kryqit të Kuq po shpërndajnë shishe me ujë. Zyrtarët shëndetësorë kanë raportuar një rritje të thirrjeve për punonjësit e urgjencës për shkak të problemeve shëndetësore të lidhura me nxehtësinë.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut raportuan gjithashtu një rritje të zjarreve, duke thënë se 14 janë regjistruar në mbarë vendin gjatë orëve të fundit. Zyrtarët e kanë përshkruar këtë verë si më të rrezikshmen në 20 vitet e fundit për zjarret, pas një dimri dhe pranvere jashtëzakonisht pa shi që kanë lënë të thatë bimësinë dhe pyjet.
Zjarret po përfshijnë edhe Greqinë dhe ministria e mbrojtjes civile ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të premten dhe të shtunën. Zyrtarët e kanë përshkruar këtë verë si më të rrezikshmen në 20 vitet e fundit për zjarret, pas një dimri dhe pranvere jashtëzakonisht pa shi që kanë lënë të thatë bimësinë dhe pyjet.
/ rtsh.al /