Valë e nxehtë zhveshjesh dhe luftë për tu dukur më seksi

Laureta Meci
E Fillojmë këtë pjesë të zhveshjeve për këtë javë me vajzën e famshme të BB2, Zhuljeta Daci, bukuroshja e cila ka ngjashmëri të madhe me këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Ajo ka preferuar të shfaqet edhe këtë vit në bikini për të treguar linjat e saja. Bikinit si tigër i shkojnë shumë për shtat, ndërsa sensualiteti i saj është evident. Zhuljeta nuk është aq e pranishme në media, për shkak se ka zgjedhur jetën larg zhurmës mediatike. Pas zhveshjes së disa femrave të njohura, këtë herë ju sjellim edhe disa meshkuj të njohur të cilët tregojnë sensualitetin e tyre. Meqenëse ne gjithmonë kënaqim shijen e meshkujve për të parë femra në bikini, këtë radhë vendosëm të sjellim edhe disa meshkuj të njohur, disa prej të cilëve tregojnë muskujt e disa edhe trupin në formë. Reperi Gold Ag është njëri nga djemtë e njohur të skenës që, përveç koncerteve, ka shfrytëzuar Durrësin edhe për të bërë pak plazh. Ai duket në formë, por jo edhe aq sa femrat të çmenden pas fizikut të tij sikur çmenden pas këngëve, por ndoshta puna e pandalur për këngët ka bërë që Gold Ag të heqë dorë nga palestra. Muhamet Veliu është gazetari i Top Channel që asnjëherë nuk lodhet me punën e tij, edhe pse i duhet pak palestër për një trup më në formë, por si gazetar që është, ndoshta dhe nuk i duhen shumë format trupore pasi për punën e palodhshme që bën, edhe atij nuk i gjendet kohë. Devisi dhe Ertemiona janë një nga çiftet e para të skenës, të cilët kanë preferuar të fillojnë pushimet para se të nisë sezoni i koncerteve. Kjo për shkak se Devisi është shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore, dhe ne ju sjellim edhe foton e parë të çiftit në pushime, që kanë preferuar bregdetin shqiptar. Ertemiona duket në formë, kurse Devisi ka nevojë për palestër.. Një tjetër femër që nuk ngurron të zhvishet çdo herë, është këngëtarja kosovare Shkëndije Mujaj, e cila sapo ka hedhur në qarkullim këto foto. Ajo është shumë seksi, por nuk ngelet pas edhe këngëtarja dhe aktorja shqiptare që jeton në Amerikë, Laureta Meci e cila ka publikuar foton e saj të re për këtë vit duke treguar linjat e saj vërtet të bukura. Fiziku i Lauretës e ka ndihmuar shumë që të depërtojë në industrinë e muzikës dhe filmit. Pasi u kthye në Shqipëri, Klodian Çela filloi pushimet për disa ditë me miqtë e tij, ndërsa ka bërë plazh në bregdetin shqiptar. Ne kemi siguruar edhe fotot nga pushimi i Klodit.
BLERAND REXHEPI