E Enjte, 5 Nëntor 2026

Valë e re sulmesh ndaj Ukrainës/ Rusia lëshon raketat, një viktimë e disa të plagosur

Rusia ka nisur një valë të re sulmesh me raketa vdekjeprurëse në Ukrainë këtë të hënë.

Të paktën 1 person ka mbetur i vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur, përfshirë tre fëmijë.

Qytetet lindore të vendit ishin në shënjestër të sulmeve, ku nëntëmbëdhjetë blloqe apartamentesh të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla e kopshte dhe pesë dyqane mbetën të dëmtuara.

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës thanë se rusët kishin lëshuar në total 18 raketa, por 15 prej tyre ishin bllokuar në ajër, ndërsa tre u lëshuan në vendndodhjet e trupave ukrainase.

Vala e re e sulmeve të fundit me raketa në orët e para të mëngjesit vjen vetëm disa ditë pasi 23 persona, u vranë në qytetin në Ukrainën qendrore, Uman.

Të premten, Rusia tha se ushtria e saj po synonte njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›