E Enjte, 5 Nëntor 2026

Valencia, finalistja e parë e Kupës së Mbretit

Një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kupa e Mbretit, siç njihet ndryshe Kupa e Spanjës, që ka mbërritur në aktin e saj të parafundit. Dhe të mërkurën është luajtur ndeshja e kthimit të çiftit të parë, atij midis Valencias dhe Atletik të Bilbaos, takimi i parë i të cilit, i luajtur më 10 shkurt në fushën e baskëve, ishte mbyllur në barazim 1-1. Dhe ndeshja e kthimit ka parë vendasit të jenë më këmbëngulës, duke e gjetur golin e epërsisë dy minuta para fundit të pjesës së parë, pas një goditjeje të bukur të Guedesit.

Ky gol do të jetë dallimi midis dy skuadrave në 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Valencia është finaliste e parë e këtij edicioni të Kupës së Mbretit. Finalistja tjetër do të dalë të enjten nga dueli tjetër, Real Betis-Rajo Vajekano, që do të sillet gjithashtu për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›