E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia forcon kreun

Valencia ka shenuar fitore 2-1 me Athletic Bilbao per te siguruar kreun e tabeles edhe per kete jave pavaresisht rezultateve te ekipeve te tjera.

Pas 10 minutash loje ne Mestalla Roberto Soldado dhe Aritz Aduriz kombinuan shume mire dhe ky i fundit dergoi ne avantazh ekipin vendas.

Golat munguan pas gjithe kohes se rregullt te ndeshjes por u rikthyen ne minutat shtese. Ne minuten e pare shtese Valencia dyfishoi epersine me ane te Vicente pas nje kunder-sulmi klasik 91.

Por dy minuta me pas ekipi mysafir arriti te ngushtoje ne 2-1 disavantazhin fale nje goli nga nje goditje e lire e Igor Gabilondo 93.

Valencia tani mbledh 16 pike kater me shume se Villarreali dhe Barcelona te cilet neser zhvillojne ndeshjet e radhes ndaj Racing Santander respektivisht Mallorca. Real Madridi mbetet pese pike me pak se Valencia ndersa neser pret ne Bernabeu ekipin e Deportivos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›