Valentina dhe Pamela në rrethin e kuq

30/01/10 17:10
Jetmiri vazhdon të thotë se ka ndërmend që të nominojë Valentinën dhe Pamelën, ndërsa për Domenikën shprehet se karakteri i saj ka për të dalë në pah vetëm nëse mamaja e saj del. Ai shperehet se dëshiron të heqë pafytyrësinë fillimisht e më pas të merret me fytyrësinë. Erioni tregon se ka ndërmend ti vihet Eduardit, pasi pak më parë e kishte dëgjuar atë tek thoshte se do ta nominonte Erionin, por Jetmiri i mbush mendjen se ai duhet të qëndrojë dhe pak kohë në shtëpi sepse nuk është i dëmshëm. Si Erioni dhe Graciela kanë frikë se mund të jenë dhe ata në grupin e të nominuarve, por Jetmiri i siguron se ata kanë mbështetjen e tij, Hakiut, Oltës, Bertinës dhe Gjimit dhe më pas shton se nëse ndonjë prej tyre do të devijojë, ai do tua nxijë jetën, pasi vetë u deklaruan.