Valieva pezullohet 4 vite për doping

Pas dy vitesh pritje, CAS-i në Lozanë konfirmon përdorimin e dopingut nga Kamila Valieva. Patinatorja ruse pezullohet nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për 4 vitet e ardhshme si dhe i anulohen të gjitha rezultatet e saj nga 25 dhjetori 2021. IOC do të duhet të ribëjë renditjen ekipore të disiplinës së patinazhit në Olimpiadën 2022.
Katër vjet skualifikim duke filluar nga 25 dhjetori 2021 dhe të gjitha rezultatet e anuluara nga ajo datë. Ky është vendimi i dhënë nga CAS-i, ykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dhënë për patinatoren ruse Kamila Valieva, i cili konfirmoi përdorimin e dopingut nga patinatorja 15 vjeçare. Valieva doli pozitive për doping, në përfundim të kampionatit kombëtar në Rusi në 25 dhjetor 2021, por rasti i saj u shfaq vetëm më 7 shkurt të 2022, disa orë pas përfundimit të garës ekipore në Lojërat Olimpike të Pekinit, që u fitua nga Rusia me Kamilën që dominonte tek konkurrimi individual.
Pas një procesi shumë të gjatë që zgjati gati dy vjet, pa u dhënë as medaljet e kësaj gare, një gjë e pazakontë kjo, vjen edhe vendimi i CAS-it, në përgjigje të një apeli të paraqitur nga Ëada, pasi Gjykata ruse e kishte shfajësuar sportisten e vet. Tani është IOC, ekzekutivi i së cilës do të takohet në mars me ISU, federatën ndërkombëtare të patinazhit në akull, të cilët do të ribëjnë renditjen e përgjithshme të disiplinës së patinaizhit në garën ekipore të Olimpiadës 2022.
Sipas të gjitha gjasave medalja e artë do të shkojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, argjendi për Japoninë dhe e bronzta në Kanada. Ndërsa për Valievën skualifikimi do të përfundojë më 25 dhjetor 2025 dhe ajo do të mund të marrë pjesë në Olimpiadën Milan-Cortina 2026.